
PERGJIGJE.NET
Përshkrimi
Pergjigje.net është platformë e hapur e cila synon të ndihmojë lexuesit shqiptar që të kuptojnë qëndrimet dhe përgjigjet që jep Islami për problemet, paqartësitë dhe kuriozitetin e tyre. Kjo do të bëhet duke grumbulluar dhe sistemuar përgjigjet që kanë dhënë hoxhallarë shqiptar apo përkthime të dijetarëve botërorë në gjuhën shqipe.
Pavarësisht se mënyra PYETJE – PËRGJIGJE mund të mos jetë mënyrë më ideale e mësimit të fesë, kjo është një zgjidhje e shpejtë për problematika konkrete.
Pergjigje.net është platforma unike që deri më tash ka grumbulluar dhe sistemuar pothuajse të gjitha përgjigjet me shkrim që kanë dhënë hoxhallarët shqiptar për pyetjet shtruar atyre apo përkthimet që ata u kanë bërë dijetarëve botërorë në gjuhën shqipe.
Pergjigje.net është njëkohësisht edhe platforma ku pranohen pyetjet e reja, ku krijohen mekanizma të komunikimit direkt të lexuesve me administratorët dhe hoxhallarët përmes formave për dërgimin e pyetjeve, chateve, rrjeteve sociale mobile (Whatsapp) dhe facebook.
Objektivat
- Të ofrojë qasje të lehtë dhe të shpejtë në informacionin islam përmes përgjigjeve të sistemuara ndaj pyetjeve dhe problematikave konkrete të lexuesve shqiptarë.
- Të grumbullojë, sistemojë dhe arkivojë përgjigjet e hoxhollarëve shqiptarë dhe përkthimet e përgjigjeve të dijetarëve botërorë në gjuhën shqipe.
- Të krijojë mundësi komunikimi të drejtëpërdrejtë ndërmjetë lexuesve, hoxhollarëve dhe administratorëve përmes pyetjeve online, chat-it dhe rrjeteve sociale.
- Të nxisë bashkëpunimin me hoxhollarë, institucione fetare dhe vullnetarë duke i angazhuar ata në përkthimin, përpunimin dhe sisteminin e teksteve, administrimin, moderimin dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
- Të zgjerojë dhe mirëmbajë një bazë të organizuar të dijes islame në gjuhën shqipe, duke mbledhur pytje dhe përgjigje nga burime të ndryshme duke i bërë ato të qasshme për publikun.