
Thirrja.org
Përshkrimi
Thirrja.org është një platformë pionere që synon të avancojë standardet e predikimit dhe menaxhimit të xhamive në Kosovë. Ne besojmë se Xhamia nuk është thjesht një vend lutjeje, por një qendër komunitare që duhet të udhëhiqet me profesionalizëm, përfshirje, performancë, meritë, pastërti, dhe transparencë për t’i arritur synimet e saja në një mënyrë sa më të mirë, me rezultate sa më të larta.
Thirrja.org është platformë publike digjitale për avancimin e thirrjes islame, e ndërtuar për të forcuar raportin mes imamëve, institucioneve fetare dhe komunitetit.
Një thirrje e suksesshme Islame ka nevojë për thirrësa sa më kompetentë dhe institucione sa më të avancuara. Kjo bën që xhemati aktual të arrijë devotshmërinë dhe vetaktualizimin në shoqëri, ndërsa xhamitë të shndërrohen në fanar ndriçues në shoqëri dhe të jenë maksimalisht tërheqëse për mbarë shoqërinë.
Thirrja.org është pionere në këtë formë dhe është platforma më e avancuar në Ballkan.
Objektivat
- 1. Ngritja e cilësisë së imamëve dhe predikuesve
2. Imamë me integritet: të ditur fetarisht, por edhe të aftë në komunikim, menaxhim komunitetesh, zgjidhës konfliktesh dhe lider social
3. Xhami dinjitoze: vende të mira për të kryer adhurimet, të pastra në mirëmbajtje, mikpritëse dhe aktive për gratë, fëmijët, rininë dhe të gjithë komunitetin përreth.
4. Dialog të shëndoshë: Ku feedbacku i komunitetit (xhematit, kolegëve, institucioneve dhe palëve të tjera) nuk injorohet, por shërben për përmirësim